Golden Eagle Theranda triumfon ndaj Pejës

Volejboll

Golden Eagle Theranda triumfon ndaj Pejës

Më: 21 shkurt 2025 Në ora: 14:33
Golden Eagle Theranda

Golden Eagle Theranda ka shënuar fitore të rëndësishme në xhiron e 13-të të Raiffeisen Superligës A për meshkuj, duke triumfuar ndaj Pejës me rezultat 3-1.

Theranda dominoi dy setet e para, duke kontrolluar ritmin e lojës dhe duke shfaqur efikasitet në sulm dhe mbrojtje.

Peja u rikthye në setin e tretë, duke fituar 19:25 dhe mbajti gjallë shpresat për pikë.

Megjithatë, vendasit përmbyllën ndeshjen me një set të katërt të fituar ngushtë 25:23, duke siguruar kështu fitoren vendimtare.

Me këtë fitore, Theranda rënditet e pesta me 18 pikë, 6 më pak sesa Peja që është e katërta.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat