Janë luajtur takimet e javës së 11-të të Superligës në volejboll për meshkuj, me Partizanin kampion gjithnjë e më shumë lider. Të kuqtë fituan 3-0 ndaj Vllaznisë në kryeqytet (25-18, 25-18, 25-23), një ndeshje pa shumë histori.
Partizani kryeson renditjen me 30 pikë të plota, duke mos humbur ende asnjë set në kampionat, cka tregon për dominimin e tij.
Në vendin e dytë qëndron Skënderbeu, që në Korcë mundi 3-0 Elbasanin e vendit të fundit (25-20, 25-17, 25-19). Ndeshje e komanduar nga korcarët, që janë surpriza e këtij edicioni.
Pas triumfit në Kupë pak ditë më parë, Tirana fitoi sërish 3-0 ndaj Studentit (25-21, 25-19, 25-17), duke e dominuar ndeshjen gjatë gjithë kohës. Bardheblitë synojnë vendin e tretë në sezonin e rregullt.
Superliga-Meshkuj, java e 11-të
Tirana – Studenti, 3-0
Partizani – Vllaznia, 3-0
Skënderbeu – Elbasani, 3-0
Teuta (pushim)
Renditja: Partizani 30 pikë, Skënderbeu 22 pikë, Studenti 14 pikë, Tirana 13 pikë, Teuta 11 pikë, Vllaznia 9 pikë, Elbasani 0 pikë.