Ndeshja e fundit e xhiros së 13-të në Raiffeisen Superligën A për femra solli një përballje dramatike mes Dritës dhe Ferizajt.
Pas një lufte të fortë që zgjati pesë sete, Drita arriti të marrë një fitore të rëndësishme, duke përmbysur disavantazhin fillestar dhe treguar forcën e saj në momentet vendimtare.
Me këtë fitore, Drita krijon një shkëputje prej tre pikësh me Ferizajn.
Kësisoj e mbajtnë vendin e tretë në tabelë, ndërsa skuadra ferizajase mbetet në pozitën e katërt me 22 pikë.