Fer Volley nuk ka të ndalur

Volejboll

Fer Volley nuk ka të ndalur

Më: 22 shkurt 2025 Në ora: 23:15
Fer Volley

Fer Volley mposhti Dritën me rezulta 3:0 (27:25, 25:16, 25:23).

Fer Volley nga Ferizaj vazhdon të dominojë në Raiffeisen Superligën A për femra, duke regjistruar fitoren e 14-të radhazi pa pësuar asnjë humbje këtë sezon.

Skuadra nga Ferizaj tregoi edhe një herë forcën e saj, duke fituar setin e parë në një përballje të ngushtë 27:25, për të vazhduar me dominim në setin e dytë 25:16.

Në setin e tretë, Drita luftoi për të qëndruar në lojë, por Fer Volley arriti ta mbyllte ndeshjen me një fitore 25:23.

Me këtë triumf, Fer Volley mbetet skuadra e vetme e pamposhtur në kampionat, duke ruajtur një rekord të përsosur në 14 ndeshjet e para.

Drita, megjithatë, qëndron në kuotën e 25 pikëve dhe vazhdon të mbetet në top-4 të renditjes.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat