Ferizaj i jep leksion Fushë Kosovës

Volejboll

Ferizaj i jep leksion Fushë Kosovës

Më: 23 shkurt 2025 Në ora: 23:45
Ferizaj

Ferizaj e mundi me rezultat 3:0 (25:15, 25:17, 25:23) Fushë Kosovën.

Ferizaj regjistroi një fitore të pastër ndaj Fushë Kosovës, duke arritur kuotën e 25 pikëve dhe ndarë vendin e tretë me Dritën nga Gjilani, që gjithashtu ka po aq pikë.

Ndeshja u dominua nga vendaset, të cilat kontrolluan ritmin dhe e mbyllën sfidën pa humbur asnjë set.

Nga ana tjetër, Fushë Kosova mbetet në vendin e gjashtë me 15 pikë, duke pësuar humbjen e tetë në këtë edicion të kampionatit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat