Tirana në finale të dyfishtë ndaj Partizanit dhe Skënderbeut

Volejboll

Tirana në finale të dyfishtë ndaj Partizanit dhe Skënderbeut

Më: 28 shkurt 2025 Në ora: 12:28
Pamje nga ndeshja

Janë përcaktuar skuadrat finaliste të Kupës së Shqipërisë në volejboll për meshkuj dhe femra. Partizani-Tirana për meshkuj dhe Skënderbeu-Tirana për femra janë dy çiftet finaliste.

FEMRAT – Ashtu sikurse edhe pritej, Skënderbeu kampion dhe Tirana janë dy ekipet që do të duelojnë për trofeun e Kupës së Shqipërisë. Skënderbeu fitoi 3-0 ndaj Partizanit në gjysmëfinalen e dytë luajtur në Korçë (25-19, 25-16, 25-13).

Eliminohet Partizani, që ishte pretendent, por që u “dorëzua” shpejt. Pa probleme fiton edhe Tirana, që në “Fahrie Hoti” mposhti 3-0 Teutën (25-21, 25-16, 25-9) në kryeqytet.

MESHKUJT – Partizani arriti të mposhtë sërish 3-0 Skënderbeun edhe në gjysmëfinalen e dytë (25-22, 25-16, 25-22), në një ndeshje të ekuilibruar, korçarët patën pretendime, por pa sukses.

Mjaft i bukur derbi mes Tiranës dhe Studentit, me bardheblutë që fituan 3-0 (25-19, 25-23, 25-21), duke avancuar më tej. Kështu, në finale do të luhet një derbi i fortë i kryeqytetit.

Gjysmëfinale-Femra

Teuta – Tirana, 2-3

Tirana – Teuta, 3-0

Partizani – Skënderbeu, 1-3

Skënderbeu – Partizani, 3-0

Finale-Femra

Skënderbeu – Tirana

Gjysmëfinale-Meshkuj

Skënderbeu – Partizani, 0-3

Partizani – Skënderbeu, 3-0

Studenti – Tirana, 0-3

Tirana – Studenti, 3-0

Finale-Meshkuj

Partizani – Tirana

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat