Mrekullia Ferizaj, Arta Ramadani në qiellin e shtatë

Volejboll

Mrekullia Ferizaj, Arta Ramadani në qiellin e shtatë

Më: 1 mars 2025 Në ora: 12:30
Ferizaj

Ferizaj i jep leksion të Fer Volleyt të Ferizajt, duke e mposhtur me rezultat 3:2 (21:25, 17:25, 25:23, 25:20, 15:13).

Arta Ramadani, kryetrajnee e Ferizajt, ka bërë një punë të madhe dhe padyshim se ka arsye të jetë në qiellin e shtatë. 

Ferizaj ka arritur një fitore të madhe në gjysmëfinalen e Ligës Gjergj Kastrioti, duke përmbysur disavantazhin prej dy seteve dhe siguruar një vend në finalen e së dielës pas një përballjeje dramatike ndaj Fer Volley.

Image

Fer Volley e nisi më mirë ndeshjen, duke e fituar setin e parë 25:21 dhe duke vazhduar dominimin edhe në të dytin, të cilin e mbylli 25:17. Kur u duk se skuadra nga Ferizaj ishte pranë eliminimit, erdhi kthesa e madhe.

Në setin e tretë, Ferizaj tregoi reagim të fuqishëm, duke luftuar për çdo pikë dhe duke e fituar atë 23:25, për të mbajtur gjallë shpresat për finale. E njëjta histori u përsërit edhe në setin e katërt, ku ekipi ferizajas shfaqi një nivel të lartë loje, duke e barazuar rezultatin me fitoren 20:25.

Seti i pestë ishte një betejë nervash, ku Ferizaj mbajti qetësinë në momentet vendimtare, duke e fituar 13:15 dhe siguruar finalen e madhe.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat