Në finale Drita - Ferizaj

Volejboll

Në finale Drita - Ferizaj

Më: 1 mars 2025 Në ora: 12:43
Drita

Drita ka siguruar një vend në finalen e Ligës Gjergj Kastrioti, duke mposhtur Skënderbeun nga Korça me rezultat 3:1. 

Me këtë triumf, skuadra nga Gjilani ia pamundësoi Skënderbeut që të synojë edhe titullin e katërt në këtë garë.
Drita e dominoi setin e parë, duke fituar me rezultat të thellë 15:25. 

Në setin e dytë, Skënderbeu u rikthye më i motivuar dhe bëri një rezistencë më të madhe, por Drita arriti ta fitonte edhe këtë me shifrat 23:25.

Në setin e tretë, Skënderbeu reagoi fuqishëm, duke fituar 25:19 dhe duke mbajtur gjallë shpresat për përmbysje. Megjithatë, në setin e katërt, Drita tregoi përse është një nga skuadrat pretendente të këtij edicioni, duke e mbyllur ndeshjen me fitoren 23:25.

Për herë të parë, finalja (më 2 mars) e femrave në Ligën Gjergj Kastrioti do të jetë me dy ekipe nga Kosova, pasi më herët edhe Ferizaj siguroi kualifikimin.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat