Partizani, kampioni aktual i Ligës Gjergj Kastrioti, ka siguruar një vend në finalen e këtij edicioni, duke mposhtur Ferizajn me rezultat 3:0.
Seti i parë ishte mjaft i balancuar, me Ferizajn që sfidoi fuqishëm skuadrën vendase, por Partizani e menaxhoi më mirë fundin, duke fituar 25:23.
Në setin e dytë, ekipi shqiptar vazhdoi me ritmin e tij të fortë dhe, pavarësisht përpjekjeve të Ferizajt për t’u rikthyer, e mbylli 25:21.
Në setin e tretë, Partizani u tregua dominues, duke mos lënë hapësirë për befasi dhe duke vulosur fitoren me rezultatin 25:17.
Partizani tashmë pret në finale fituesin e përballjes mes Skënderbeut nga Korça dhe Skënderbeut nga Kraishta e Lipjanit.