Skënderbeu nga Korça siguroi një fitore të pastër (3:0) në tresetësh ndaj Skënderbeut nga Lipjani, duke e mbyllur gjysmëfinalen pa shumë telashe dhe duke avancuar në finalen e Ligës Gjergj Kastrioti.
Seti i parë ishte më konkurues, me ekipin nga Lipjani që kërkoi të befasonte kundërshtarët, por Skënderbeu nga Korça u tregua më i qetë në momentet vendimtare, duke e fituar 25:23.
Në setin e dytë, skuadra shqiptare vazhdoi me dominimin e saj, duke menaxhuar avantazhin për ta mbyllur 25:21.
Në setin e tretë, diferenca u bë më e dukshme, me ekipin korçar që e kontrolloi lojën dhe e mbylli sfidën me 25:17.
Skënderbeu nga Korça ndeshet në finale me Partizanin e Tiranë.