Me organizim të KV Skenderaj dhe mbështetjen e Federatës së Volejbollit të Kosovës, më 5 dhe 6 mars 2025 do të zhvillohet turneu Mbarëkombëtar – Kupa “Adem Jashari”.
Një aktivitet sportiv me rëndësi të veçantë në kuadër të Epopesë së UÇK-së.
Turneu do të nisë më 5 mars me ceremoninë e hapjes dhe dy ndeshjet gjysmëfinale, ndërsa më 6 mars, ekipet pjesëmarrëse do të bëjnë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, para se të vijojë gara për vendin e tretë dhe finalja e madhe.
Ky aktivitet është një dëshmi e përkushtimit të volejbollit ndaj historisë dhe vlerave kombëtare, duke e nderuar sakrificën e heronjve përmes sportit.