Drita e Gjilanit në kohën e duhur ka treguar cilësinë e lojës, duke triumfuar në Ligën “Gjergj Kastrioti” në volejboll.
Ekipi nga Gjilani me kryetrajner Lorik Ilazi pa ndonjë telashe e fituan finalen me rezultat 3:0 ndaj befasisë më të këndshme të këtij edicioni, Ferizajt.
Kapitenja e ekipit, Adelajda Prenga, është krenare për këtë të arritur dhe ky trofe është një motiv shtesë për garat në Kampionatin e Kosovës.

KVF Drita
“E kam shijuar e festuar shumë këtë kupë për arsyen që ishte e vetmja kupë që se kishim në trofetë tona”, thotë Prenga për gazetën kombëtare “Bota sot”.
Ka vite që organizohet Liga “Gjergj Kastrioti” Kosovë – Shqipëri dhe çdo vit sjell emocionet e saja.
Ku ishte arma më e fortë e e Dritës ndaj skuadrave tjera?
“Arma më e fort gjithmonë e Dritës është puna, e vetmja qe ste zhgenjen edhe te jep benefitin ne fund.
E lumtur sepse asnjë se priste që kjo kupë do të ishte e jona”, - ka nënvizuar Prenga.
Volejbollistja më përvojë dhe krah i djathtë i Dritës, ka bërë me dije se Drita e ka një përbërje ndryshe.
“Drita këtë vit ka përbërje komplet ndryshe nga vitet e tjera, është nisur me synime tjera por kurrë pa harruar frymën e fituesit ajo që na karakterizon ne”, - ka përfunduar Prenga, prej volejbollisteve më të shquar në sportin skofiar në Kosovë dhe lojtare besnike e Dritës.