KV Skenderaj triumfon në turneun “Kupa Adem Jashari”

Volejboll

KV Skenderaj triumfon në turneun “Kupa Adem Jashari”

Më: 6 mars 2025 Në ora: 19:21
Skenderaj

Turneu mbarëkombëtar i volejbollit “Kupa Adem Jashari” u përmbyll sot në Skenderaj me një atmosferë të jashtëzakonshme sportive dhe emocione të forta. 

Në një finale të dominuar nga skuadra vendase, KV Skenderaj mposhti KVF Ferizaj me rezultat të pastër 3-0, duke u shpallur kampion i edicionit të sivjetmë.

Në ndeshjen për vendin e tretë, KV Fer Volley arriti të triumfojë ndaj ekipit durrsak KS Teuta, duke siguruar medaljen e bronztë dhe përfunduar turneun me sukses.

Pas ndeshjeve, në një ceremoni të organizuar me dinjitet, u shpërndanë medaljet dhe trofetë për ekipet pjesëmarrëse:
Kupa e madhe e turneut për KV Skenderaj iu dorëzua nga zv.ministrja Daulina Osmani dhe kryetari i Federatës së Volejbollit të Kosovës, Bahri Gjinovci.

Lojtarja më e mirë e turneut (MVP), Coco Gillett, u nderua me çmimin individual nga Agron Istogu, duke u vlerësuar për paraqitjen e saj të jashtëzakonshme.

Ky turne, i organizuar në kuadër të aktiviteteve për përvjetorin e Epopesë së UÇK-së, solli një garë të fortë sportive, duke dëshmuar edhe një herë fuqinë e volejbollit si simbol bashkimi dhe respekti për historinë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat