Pas një fundjave të ngjeshur me dy finale – në Ligën Gjergj Kastrioti dhe finalen e Kupës “Adem Jashari” – Ferizaj i është kthyer ritmit të garave elitare në kampionat.
Ferizajaset triumfuan bindshëm ndaj Suti Sportit nga Peja, duke siguruar një fitore të pastër 3:0 (25:13, 25:21, 25:19) në kuadër të Kampionatit të Kosovës.
Me këtë fitore, ato kalojnë në vendin e tretë në renditje, me një pikë më shumë se kampioni në fuqi Drita, e cila në këtë xhiro humbi një pikë ndaj Gjinocit.
Ferizaj po kalon formë të mirë.