Skënderbeu lë një pikë rrugës

Volejboll

Skënderbeu lë një pikë rrugës

Më: 8 mars 2025 Në ora: 11:19
Pamje nga ndeshja

Në pritje të ndeshjes Dinamo-Teuta, e shtyrë për më 15 mars, janë luajtur tri sfidat e tjera të javës së 12-të të Superligës në volejboll për femra. Ndeshje ku nuk kanë munguar emocionet.

Skënderbeu kampion fitoi me vështirësi 3-2 “derbin juglindor” me Pogradecin (23-25, 25-17, 25-21, 18-25, 15-11). Një sfidë e hapur, ku të dyja skuadrat luajtën si të barabarta dhe e kërkuan fitoren.

Jashtë fushe fiton edhe Tirana, që në Shkodër mundi 3-1 Vllazninë (25-13, 25-13, 21-25, 25-15). Një ndeshje në përgjithësi e kontrolluar nga bardheblutë, ndjeshëm më superiore, që mbeten forca e dytë.

Nuk zhgënjen Partizani, që mundi 3-1 Barleti Volley në sfidën e luajtur në kryeqytet (25-22, 25-12, 19-25, 26-24).

Të “kuqtë” e ulën ritmin pasi fituan dy setet e para dhe rrezikuan të linin pikë, por në fund ia dolën mbanë.

Superliga-Femra, java e 12-të

Barleti Volley – Partizani, 1-3

Vllaznia – Tirana, 1-3

Pogradeci – Skënderbeu, 2-3

Dinamo – Teuta, 15 mars

Renditja: Skënderbeu 34 pikë, Tirana 30 pikë, Partizani 28 pikë, Pogradeci 15 pikë, Vllaznia 11 pikë, Teuta 10 pikë, Dinamo 10 pikë, Barleti Volley 3 pikë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat