Besim Rexha emërohet ndihmëstrajner i MaqedonisëU19 dhe U-18 të

Volejboll

Besim Rexha emërohet ndihmëstrajner i MaqedonisëU19 dhe U-18 të

Më: 9 mars 2025 Në ora: 11:31
Besim Rexha

Ish-volejbollisti Besim Rexha është emëruar ndihmës seleksionues i pU19 dhe U18 të Maqedonisë së Veriut në volejboll për meshkuj.

Ky është një hap i rëndësishëm për faktorizimin e trajnerëve shqiptarë në këtë sport dhe një tjetër sukses që vjen si rezultat i punës së palodhshme të nënkryetarit të Federatës së Volejbollit të Maqedonisë së Veriut, Habil Ajeti, i cili po kontribuon në rritjen e rolit të shqiptarëve në federatë.

Rexha do të jetë pjesë e stafit teknik të kombëtares U19, e cila do të udhëhiqet nga kryetrajneri Dejan Stojanov, me ndihmës të tij Vase Mihailov dhe Besim Rexha.

Po ashtu, ai do të jetë në stafin teknik të kombëtares U18, që do të marrë pjesë në Lojërat Olimpike Evropiane për të Rinj (EYOF 2025), së bashku me trajnerët Atanas Milev dhe Vase Mihailov.

Të dyja përfaqësueset do të përfaqësojnë Maqedoninë e Veriut në Kampionatet Ballkanike gjatë verës, ku pritet të garojnë me synime ambicioze.

Ky emërim konfirmon angazhimin dhe përkushtimin e Besim Rexhës në volejboll, si dhe tregon për përparimin e trajnerëve shqiptarë në strukturat e sportit në Maqedoninë e Veriut.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat