Fushë Kosova shënoi një tjetër fitore 

Volejboll

Fushë Kosova shënoi një tjetër fitore 

Më: 9 mars 2025 Në ora: 12:16
Fushë Kosova

Fushë Kosova ka shënuar fitore ndaj Gjinocit me rezultat 3:1 (25:16, 23:25, 25:16, 25:11).

Fushë Kosova shënoi një tjetër fitore të rëndësishme në kampionat, duke mposhtur Gjinocin me rezultat 3:1.

Edhe pse skuadra mysafire arriti të barazojë përkohësisht rezultatin pas setit të dytë, vendaset reaguan fuqishëm për të siguruar tri pikët e plota.

Me këtë triumf, Fushë Kosova përforcon pozitën në renditje, ndërsa Gjinoci mbetet në pjesën e poshtme të tabelës në Superligë, duke vazhduar luftën për të shmangur zonën e rrezikshme.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat