Prishtina ‘75 regjistroi një fitore të madhe ndaj kampiones 

Volejboll

Prishtina ‘75 regjistroi një fitore të madhe ndaj kampiones 

Më: 9 mars 2025 Në ora: 12:18
Prishtina 75

Prishtina ‘75 e mposhti me rezultat 3:2 (13:25, 28:26, 23:25, 25:13, 15:12) Dritën e Gjilanit në kuadër të javës së 16-të të Superligës së Kosovës.

Prishtina ‘75 regjistroi një fitore të madhe ndaj kampiones në fuqi, Drita, duke triumfuar pas pesë setesh rivalizuese. 

Skuadra nga kryeqyteti, edhe pse e nisi ndeshjen me një disavantazh të thellë, arriti të rikthehet dhe të fitojë për herë të parë ndaj ekipit gjilanas në këtë edicion.

Ky rezultat e forcon pozitën e Prishtina ‘75 në garën për një vend më të mirë në renditje, ndërsa Drita lë dy pikë të vlefshme në këtë përballje.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat