Peja ngadhlnjeu me rezultat 3:0 (25:19, 25:18, 25:18) ndaj Lubotenit, në takimin e javës së 16-të të Superligës së Kosovës.
Peja vazhdon me paraqitje të sigurta në kampionat, duke regjistruar një fitore të pastër ndaj Lubotenit.
Skuadra pejane e kontrolloi ndeshjen nga fillimi deri në fund, duke mos lejuar surpriza dhe duke u imponuar në të gjitha aspektet e lojës.
Kjo fitore e mban Pejën në garë për një pozitë më të mirë në renditjen tabelare, ndërsa Luboteni vazhdon të përballet me vështirësi në këtë edicion.