Skenderaj ka pësuar humbje me rezultat 1:3 (21:25, 19:25, 25:12, 19:25) në kuadër të Superligës së Kosovës në volejboll.
“Ferizaj ka shënuar një fitore të rëndësishme në transfertë ndaj Skenderajt, duke ruajtur vendin e tretë në tabelë dhe njëkohësisht ngushtuar diferencën me rivalin direkt.
Pas këtij suksesi, Ferizaj është tani vetëm 6 pikë larg Skenderajt, duke mbetur në garë për një pozitë edhe më të lartë në renditje.
Ferizaj me kryetrajneren Arta Ramadani po tregon lojëra të mira.