Skuadra ferizajase dominon Suti Sportin 

Volejboll

Skuadra ferizajase dominon Suti Sportin 

Më: 9 mars 2025 Në ora: 21:27
Fer Volley

Suti Sport është mposhtur me rezultat 0:3 (16:25, 14:25, 17:25) nga Fer Volley i Ferizajt, në takimin e javës së 16-të të Superligës së Kosovës në volejboll. 

Fer Volley nga Ferizaj është rikthyer te rezultatet pozitive pas disa luhatjeve në formë në ditët e fundit, në Ligën Gjergj Kastrioti dhe Kupën “Adem Jashari.

Skuadra ferizajase dominoi Suti Sportin, duke siguruar një fitore të pastër 3:0 dhe duke vazhduar rrugën drejt kreut të tabelës.

Me këtë triumf, Fer Volley përforcon edhe më shumë pozitën e parë, duke mbetur një prej skuadrave kryesore në garën për titull. 

Fer Volley mbetet poashtu skuadra e vetme me bilanc 100%, me 16 fitore nga po aq ndeshje.

Në anën tjetër, Suti Sport mbetet në fundin e tabelës, pa arritur të gjejë rrugën drejt rezultateve pozitive.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat