Skenderaj përballet me Dritën, synon kualifikimin

Volejboll

Skenderaj përballet me Dritën, synon kualifikimin

Nga: K. Goca Më: 18 mars 2025 Në ora: 13:49
Skenderaj

Ekipi i Skenderajt është i përgatitur maksimalisht dhe zotohet se do të kalojë në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës në volejboll.

Vashat e Skenderajt janë mirë të përgatitura dhe i dijnë dobësitë e Dritës së kryetrajnerit Lorik Ilazi.

Skenderaj kësaj radhe nuk do të paraqitet në palestrën e tyre por në qytetin fqinj në Mitrovicë. 

Megjtihatlë janë të gatshme për çerekfinale.

“Ndeshja çerekfinale e Kupës së Kosovës në volejboll mes KV Skenderaj dhe KV Drita do të zhvillohet të mërkurën (19.00) në palestrën “Minatori” – Mitrovicë.

Kjo ndryshon nga palestra e zakonshme “Ilaz Kodra”, e cila nuk do të jetë e disponueshme për shkak të ceremonisë mortore pas ndarjes nga jeta të babait të ish-Presidentit të Kosovës, z. Hashim Thaçi. Me këtë rast, i shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta familjes Thaçi.

Ftojmë të gjithë tifozët dhe dashamirësit e volejbollit të jenë të pranishëm për të mbështetur skuadrat e tyre në këtë përballje të rëndësishme”, ka njoftuar KV Skenderaj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat