Bordi Ekzekutiv i Komitetit Olimpik të Kosovës, nën udhëheqjen e presidentit Besim Hasani ka mbajtur të hënën mbrëma mbledhjen e 54-të të tij, në të cilën shqyrtoi pika të ndryshme të Rendit të Ditës.
Mbledhja u mbajt 'online', shkaku i masave të marra nga institucionet përkatëse për mbrojtje nga pandemia Covid 19.
Më poshtë mund të gjeni vendimet e marra:
U konstatua se përgatitjet për Asamblenë e Punës së KOK-ut, po shkojnë sipas dinamikës së paraparë. Asambleja do të mbahet më 26 dhjetor 2020 në
në Prishtinë, nëse tërhiqen masat nga Ministria e Shëndetësisë ose jelet leja speciale për grumbullim dhe lëvizje. Nëse kjo nuk ndodh, Asambleja mbahet online.
U vendos që si pasojë e vështirësive financiare të krijuara nga pandemia Covid 19, KOK të mbështesë Federatat Sportive të Kosovës nga fondi i rimëkëmbjes i fituar nga Komiteti Olimpik i Evropës (KOE) dhe Asociacioni i Komiteteve Olimpike Kombëtare (ANOC).
U miratua Draft-Rregullorja e Këshillit të Arbitrazhit Sportiv të KOK-ut, e cila pasi të shqyrtohet nga anëtarët e KAS do t’i dërgohet Asamblesë së Punës për miratim.
U vendos që Federata e Golfit e Kosovës të bëhet anëtare e përkohshme e KOK-ut
U vendos që Federata e E-sporteve të bëhet anëtare e përkohshme e KOK-ut
U miratua rekomandimi për shpërblime i Federatës së Xhudos së Kosovës për Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, pas rezultateve të arritura në Kampionatin Evropian Pragë 2020. Distria Krasniqi dhe Loriana Kuka fituan medaljet e bronzta.
BE shqyrtoi edhe kërkesa tjera drejtuar këtij organi.