Fisnik Hyseni është xhudisti nga klubi Mitrovica që u bë ushtar i Forcave të Armatosura të Kosovës.
Nga një xhudist mjaft i suksesshëm dhe pjesë e pandashme e ekipit shtetëror në xhudo dhe fitues i shumë medaljeve ndërkombëtare, Hyseni vendosi për një rrugë tjetër, t’i shërbej atdheut si ushtar.
Punën dhe vendimin e tij pët t’u bashkuar Ushtrisë së Kosovës e ka vlerësuar lartë edhe trajneri i xhudos, Driton Kuka, ku i uron sukses Hysenit në karrierën e re.
Postimi i plotë:
#SaturdayMotivation
Fisnik Hyseni xhudist i klubit Trepça nga Mitrovica!
I edukuar nga një trajner e edukator miku im Remzi Begu kaloj me sukses testimet si oficer i ushtrisë sonë në shkollën e Ushtrisë Britanike!
Një djalë me virtyte të shumta dhe sportist me shumë medalje ndërkombëtare.
Anëtar standard i ekipit tonë shtetëror!
Bravo Fis e vetëm përpara ...