Jon Tabaku është xhudisti më i mirë për vitin 2020 në Islandë në kategorinë e juniorëve.
Ai po shquhet me rezultate në çdo garë dhe po mahnit edhe islandezët!
Në faqen e facebookut, “Iþrottafelag Reykjavikur”, thurin elozhe për Jonin e Kosovës.
“Jon filloi si i ri për të praktikuar xhudon dhe tani ai është një nga xhudistët më premtues në vend.
Ai është njëkohësisht një konkurrent i shkëlqyeshëm dhe djalosh i shkëlqyeshëm.
Jon ka të gjitha mundësitë për të arritur në të ardhmen në këtë sport.
Prindërit e Jonit vijnë nga Kosova, ku ekziston një traditë e madhe për sportin xhudos”, shkruan mes të tjera në faqen “Iþrottafelag Reykjavikur”.
16 - vjeçari është lindur në Islandë, u shpall xhudist i vitit për junior.
“Hapat e parë i ka nga babai Zija dhe axha Feridi, xhudistë të njohur në Kosovën e para luftës si dhe kampion të shumëfishtë në Islandë. Fatos Tabaku, trajner për të rinjtë e Kosovës, është familjar i ngushtë i tij si dhe Baush Haxhiajdinit reprezentues i suksesshëm i ish Jugosllavisë.
Është i kategorisë së mesme, mbi 180 centimetra i gjatë, gati me të gjitha fitore, shumicën me ippon. Ëndrra e tij që një ditë t’i mbroj ngjyrat kombëtares së Kosovës”, tregon Ferhat Morina, ish gjyqtar i futbollit.