Selektori i Kombëtares së Kosovës në xhudo, Driton Kuka, ka një mesazh të fuqishëm.
“Për një fundjavë të mirë .... Po flas edhe unë diçka!
Majlinda dhe gjenerata e saj pas përfundimit të luftës me pasion e këmbëngulësi punuan me respekt e urtësi mësuan dhe sot kemi arritur që prej Kosovës së vogël të kemi krejt medaljet e arta që mund të fitohen në sport!
Punë e atdhedashuri mbi të gjitha por ...
Gjeneratat e reja përfshi këtu edhe garues të ekipit tim më shumë kohë e përkushtim tani kalojnë në rrjete sociale se sa duke punuar për të vazhduar me rezultate!
Majlinda, Nora, Distria, Loriana e deri diku edhe Akili kanë ngrit standarde të larta për gjeneratat që po vijnë!”, ka shkruar Kuka në profilin e tij në facebook.