Selektori i Kombëtares së Kosovës, Driton Kuka, ka bërë testimin e garuesve të tij për Covid 19.
“Sot ditën e nisëm me testime PCR!
Bashkëpunim dhe mirëkuptim nga Prof Naser Ramadani Drejtor i IKSHPK prej fillimit të pandemisë!
Ndërsa në Pejë Doktoresha Adnora Nurboja ishte në çdo moment afër ekipit tonë dhe stafi i saj poashtu,ajo sot personalisht ishte gjatë testimeve dhe i shprehëm faleminderimet tona.
Heronjtë mantelbardhë u shkoftë mbarë ky vit me shpresë se së shpejti do fillojmë jetën normale e ju do jeni më afër familjeve të juaja!”, shkruan Kuka në profilin e tij në facebook.