Majlinda Kelmendi e ka fituar medaljen e bronztë në turneun e saj të parë që prej rikthimit nga lëndimi njëvjeçar, pasi e mundi belgen Charline Van Snick në Mastersin e Dohas të hënën.
Kampionia olimpike dhe ikona kosovare e mundi francezen në duelin e repechage për medaljen e bronztë në kategorinë deri në 52 kilogramë në Katar.
Kosovarja e dominoi kundërshtaren e saj franceze që nga fillimi i luftës dhe shënoi pikë me wazzari kah fundi.
Pak çaste para fundit, Snick e ndëshkua për herë të tretë me karton dhe kështu e humbi luftën.