Ish xhudisti dhe ndihmëstrajneri i kombëtares së Kosovës në xhudo, Fatos Tabaku, i gëzohet medaljes së katërt të shtetit tonë në garën Masters, që u mbajt në Doha të Katarit.
Xhudistja Loriana Kuka sot u stolis me medalje të bronztë në kategorinë -78 të bronztë.
Ndërsa të hënën u stolisën Distria Krasniqi (-48 kg) me të artën, Majlinda Kelmendi (-52 kg) dhe Nora Gjakova (-57 kg) me të bronztën.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/January/13/auto_138765391_10158147617144211_3655060863321590020_n1610556540.jpg)
Loriana Kuka
“Aman, mos u merrni me politikë, se ju infektojnë me rrena!
Edhe një medalje e bronztë sot për Kosovën nga Masteri në Doha të Katarit!
4 medalje nga qyteti i sportit, kulturës e traditës Pejës, për shtetin e Kosovës dhe nderim për gjithë kombin. Loriana Kuka”, shkruan Tabaku në profilin e tij në facebook.