Xhudisti veteran, Anton Cena, trajner i klubit të xhudos “Polici” nga Prishtina. asnjëherë nuk ndalet me aktivitetet sportive, duke i shërbyer gjeneratës së re. Ai është kampion si në luftë ashtu edhe ne paqe, çdo herë i pari në krye të kolonës.
Synimet e tija janë që të luftojë çdo herë për të mirën e sportit të Kosovës.
“Gjeneratë pas gjenerate, kam pritur e përcjellur nga kjo Akademi, emra dinjitozë e të mëdhenj të Policisë̈ së Kosovës...
![Image](/media/botasot.info/images/2021/January/17/auto_139788109_10220760545337123_5231729954258765338_n1610884447.jpg)
Të radhitura në kalendarin e karrierës sime, vitet sa i kam shërbyer kësaj shkolle kaq të çmuar, do të mbeten përherë pjesa më krenare e jetës sime!
Me çdo gjeneratë, gjithmonë nisa angazhimin me përkushtim maksimal, pa dashur të lejoj tek vetja rutinën që shpesh mbyll dyert e sukseseve...ata ishin secili personalitet në vete anipse i bashkonte plotësimi i standardeve të njëjta, e kjo donte mund dhe punë, sepse të jesh i njëjti me të gjithë duke udhëtuar ndër vite, duke marrë parasysh diferencat e tyre po aq sa të përbashkëtat, duhet të jesh plotësisht vetja, të japësh maksimumin e kapaciteteve tua e padyshim të punosh me nder pa kërkuar kurrfarë këmbimi!
Tani po vjen edhe gjenerata e 56 -të e Policisë së Kosovës, e që sipas të gjitha gjasave, për mua do të jetë edhe e fundit sa i përket shërbimit tim...
Do të doja t'iu uroj përzemërsisht shumë suksese në rrugëtimin që do ta fillojnë, duke uruar që këtë mision ta kryejnë me nder dhe faqebardhë...
Ditët e tyre brenda akademisë,le të jenë të mbushura me aktivitete cilësore, të cilat më pas do t'iu duhen për tërë jetën deri në pensionim, duke i shërbyer atdheut dhe qytetarëve të Kosovës!
Mos harroni , para se ta keni veshur uniformën, çdo ditë visheni petkun e nderit dhe sinqeritetit, sepse pa këto të dyja, nuk ju ka hije dhe nuk ju bie tamam uniforma e lavdishme e Policisë së Kosovës! Kampioni”, ka shkruan Cena.