Botërori i Bakus i mbajtur në muajin shtator të vitit 2018, është gara e fundit ndërkombëtare në të cilën Distria Krasniqi nuk është ngjitur në podium.
Që nga atëherë, në të gjitha garat ku ka marrë pjesë, xhudistja jonë ka fituar medalje.
Bilanci i saj është shtatë të arta, tri të argjendta dhe tri të bronzta. Ajo ndodhet e para në renditjen botërore dhe Olimpike të kategorisë -48 kg.
Urojmë që kjo vazhdimësi të vazhdojë edhe në vitin e Olimpiadës (2021), shkruan në faqen e Komitetit Olimpik të Kosovës.