Selektori i kombëtares së Kosovës, Driton Kuka, përmes një postimi në facebok, ka bërë të ditur se janë të gatshëm për Lojërat Olimpike.
“Pas një javë përgatitje në lartësi mbidetare mbi 1500 metra në Rogla të Sllovenisë, ekipi ynë komplet i kualifikuar për Lojëra Olimpike po vazhdon me stërvitje në Austri!
Komiteti Olimpik po qëndron përkrah ekipit tonë drejt Tokios!”, shkruan Kuka në profilin e tij në facebook.
Xhudoja edhe këtë vit pritet të sjell medalje nga Lojërat Olimpike, ndërsa në vitin 2016 Majlinda Kelmendi (-52 kg) fitoi medaljen olimpike.