Trajneri i ekipit të xhudos, Driton Kuka ka dërguar një mesazh te të gjitha partitë politike në këtë kohë derisa ato po shpalosin programet e tyre para zgjedhjeve të 14 shkurtit.
Ai ka thënë se është kureshtar të kuptoj se cili do të jetë programi i partive politike në lidhje me zhvillimin dhe avancimin e sportit, përcjell KosovaPress.
Kukan në shkrimin e tij në “Facebook” e ka cilësuar sportin si “flamurtar të imazhit pozitiv për shtetin tonë!.
Kujtojmë se gjatë vitit 2020, vit në të cilin sporti pati ngecje të mëdha për shkak të pandemisë Covid-19, sporti i xhudos ishte i vetmi që i solli Kosovës medalje te arta e të argjendta nga garat më të rëndësishme evropiane dhe botërore.