Selektori i Kombëtares së Kosovës, Driton Kuka, është krenar me suksesin e Majlinda Kelmendit.
Majlinda sot fitoi medaljen e bronztë në garën Grand Slam, që po mbahen në Tel Aviv të Izraelit.
“Si gjithmonë për shtetin tonë!
Medalja e Majlindës nga Grand Slam në Tel Aviv!
500 pikë Olimpike.
Sot ‘Trepça’ ka nxjerr bronz për Kosovën. Nesër garon Akili dhe Laura!
Disi, Nora e Loriana pauzuan kësaj radhe”, ka shkruar Kuka në profilin e tij në facebook.
Nesër do të garojnë Akil Gjakova dhe Laura Fazliu.