(E plotësuar) - Xhudisti i Kombëtares së Kosovës, Akil Gjakova, mposhtet pas një lufte maratonike me italianin Giovani Esposito.
Ballafaqimi shkoi në vazhdime dhe pas 7 minuta e 34 sekondave, Gjakova mundet nga italiani. Një luftë e çmendur, por fati në anën e italianit.
Xhudisti i Kombëtares së Kosovës, Akil Gjakova (-73 kg), e fillon shumë mirë garën Grand Slam në Tel Aviv të Izraelit.
Ai ka shënuar fitore ndaj garuesit nga Portugalia, Joao Fernando.
Gjakova kualifikohet në rrethin e tretë.
Ai synon të arrijë në zonën e medaljeve.