Selektori i Kombëtares së Kosovës, Driton Kuka, tërë vëmendjen e ka nga garat e mëdha, siç janë Lojërat Olimpike dhe me synime që të sjellin medalje tjetër nga kjo ngjarje e madhe për shtetin e Kosovës.
“Çelësi i suksesit, puna ekipore!
Klubi ynë përveç sukseseve në vete ngërthen përkushtim e përkrahje ndaj njëri tjetrit në të gjitha sferat jetësore
Kjo e bën ekipin tonë të ecim përpara drejt Majave Botërore e Olimpike”, ka shkruar Kuka në profilin e tij në facebook.