Xhudistja e Kombëtares së Kosovës, Distria Krasniqi, udhëheq bindshëm në ranglistën botërore në kategorinë -48 kg.
Ajo kryeson me 8915 pikë, duke e lënë pas ukrainasen Datria Bilodid me 7895 pikë.
Krasniqi është potencial edhe për medalje olimpike në Tokio, në garën që mbahet në këtë vit.
Driton Kuka, selektor i Kombëtares së Kosovës, ka bërë punë të madhe dhe ka nxjerrë një armatë të xhudisteve, që nga Majlinda Kelmendi, Distria Krasniqi, Akil Gjakova, Nora Gjakova, Loriana Kuka etj.