Selektori i Kombëtares së Kosovës, Driton Kuka, trajneri më i mirë shqiptar, ka një mesazh për qeverinë e re të kryeministrit Albin Kurti.
“Qeveria e re...
Duke uruar fillim të mbarë për Qeverinë e sapoformuar disa fjalë për sportin!
Për vite me radhë kemi punuar, krijuar dhe arritur rezultate Kulminante!
Federata e xhudos ka fituar fiks 20 medalje Kulminante në Kampionate Evropiane, Botërore dhe Olimpike, fjala është për të rritur!
Për federata tjera s’dua të flas!
Qeveria e re gjegjësisht Ministri i ri pres që të ndërtoj dhe avancoj politikat në sport por ajo që dua të jetësohet është edhe përgjegjësia nëpër federata!
Përderisa vrapohet pas pozitave nëpër federata është ardh koha e përgjegjësisë karshi harxhimit së mjeteve.
Sa dhe çfarë suksese janë arrit a duhet të udhëtohet vetëm për pjesëmarrje simbolike !?
Me urgjencë të veprohet që udhëtimet për turizëm e jo për rezultat të ndërpriten!
Kritere për udhëtime e jo ndryshe për të gjithë pjesëmarrësit eventual.
Shteti don prezantim dinjitoz e jo pas garave rezultatet e arritura të fshehen nën tepih!”, ka shkruar Kuka në profilin e tij në facebook.