(E plotësuar): Xhudistja e Kombëtares së Kosovës, Nora Gjakova (-57 kg), ka fituar medaljen e artë në garën Grand Slam, që po mbahet në Tbilisi të Gjeorgjisë.
Ajo në finale ishte shumë më e mirë se Eteri Liparteliani nga Gjeorgjia, duke e mposhtur me wazarri.
Nora luftoi në çdo aspekt, duke arritur fitore të madhe dhe u stolis me medalje të artë, një medalje e madhe për shtetin e Kosovës.
Nora Gjakova në finalen e madhe!
Nora e mposhti edhe sllovenen Kaja Kajzer dhe në finale ndeshet me Eteri Liparteliani nga Gjeorgjia. Nora luftoi me mish e më shpirt dhe pas vazhdimeve e mundi rivalen.
Xhudistja e Kombëtares së Kosovës, Nora Gjakova (-57 kg), tregon luftë të madhe dhe e shkatërron serbe Marica Perishiq.
Nora fiton me ippon ndaj serbe.
Trimëresha jonë zotëroi duelin dhe e detyroi serbe që të dorëzohet para kohe.
Nora tani do të takohet me Kaja Kajzer nga Sllovenia dhe synon finalen e madhe në Grand Slam që po mbahen në Tbilisi të Gjeorgjisë.
Nora është në gjysmëfinalen e madhe.