Selektori i Kombëtares së Kosovës, Driton Kuka, ka fjalë të mëdha për Nora Gjakovën (-57 kg), e cila po shkëlqen në Grand Slam, që po mbahet në Tbilisi të Gjeorgjisë.
“Medalja vjen në Kosovë!
Po pra, Nora Gjakova në finale!
Grand Slam Tbilisi ...
Na me punë e përkushtim e jo ndryshe!
Dijmë dhe mundemi dhe nuk ndalem mos të harroj askush e as mos të habitet!
Në finale me garuesen gjeorgjiane Lipartelian (që ka mposht Kampionen Botërore në Gjysmëfinale)!”, shkruan Kuka në profilin e tij në facebook.