Driton Kuka, selektor i Kombëtares së Kosovës, ka dhënë një deklaratë interesante, duke thënë se me ujë, zjarr dhe xhudo nuk ka lojë.
Nora Gjakova sot ka fituar medaljen e artë në garën Grand Slam në Tbilisi të Gjeorgjisë.
“1000 Pike Olimpike! Medalja e artë e Norës! Grand Slam - Tbilisi
Me ujë, zjarr e me xhudon e Kosovës s’ka lojë!
Se njohin shtetin tonë ende por atje Nora Gjakova fort e mirë ju tregoj vlerat tona.
Vlerat janë në arena sportive atje ku ndërtohet imazhi i popullit tonë e jo ndryshe!
Kosova mbi të gjitha...”, ka shkruar Kuka në profilin e tij në facebook.