Xhudistja e Kombëtares së Kosovës, Nora Gjakova (-57 kg), sot shkëlqeu në Tbilisi të Gjeorgjisë, duke e fituar medaljen e artë në Grand Slam dhe 1000 pikë të reja olimpike.
Nora tregoi formën më të mirë të mundshme, duke i shkatërruar një nga një rivalet.
Presidenti i Federatës së Xhudos së Kosovës, Agron Kuka, tha se arma më e fortë e Norës ishte vetëbesimi.
“Sot në Tbilisi të Gjeorgjisë ka filluar Grand Slami 2021.
Nga ekipi ynë sot garoj Nora Gjakova në kategorinë 57 kg.
Përformanca e Norës sot ishte në nivel të lartë duke fituar pesë lufta radhazi dhe fitoj medaljen artë dhe 1000 pikë Olimpike.
Arma e fortë e Norës sot ishte vetëbesimi dhe përgatitja e sajë fizike. Me këtë paraqitje tl sotme Nora e konfirmoj ngritjen e formës së saj edhe për garat e që pasojnë e do kulmoj me Lojërat Olimpike”, tha Kuka për gazetën kombëtare “Bota sot”.