Xhudisti i Kombëtares së Kosovës, Akil Gjakova, vetëm një fitore e ndan nga medalje e bronztë në garën e madhe Grand Slam në Tbilisi të Gjeorgjisë.
Driton Kuka, përzgjedhës i kombëtares së Kosovës, tha se Akili u dëmtua.
“Akili pas pak lufton për medalje të bronztë!
Paraqitje e shkëlqyeshme e Akilit.
Gjysmëfinale ishte më i mirë dhe realisht pritej hyrja e tij në finale por referi s’deshti ti shoh gabimet e kundërshtarit dhe mandej Akili bani gabim dhe i kushtoj!
Përndryshe deri në gjysmëfinale mposht garuesit nga Filipinet, Mali i Zi dhe Armenia pësoj nga Mongoli!
Për medalje lufton kundër garuesit vendas Kampionit Olimpik Shavdatuashvili ...
Fat në luftën për medalje
Laura Fazliu sot shënoj dy fitore dhe pësoj dy herë u radhit e 7 dhe fitoj Pikë të rëndësishme drejt Olimpiades!
Për Lauren është plasmani i parë në mesin e 8 më të mirave në këtë nivel!”, ka shkruar Kuka në profilin e tij në facebook.