Driton Kuka, selektor i Kombëtares së Kosovës në xhudo, ka bërë të ditur, se sot vizituan Ministrinë e Mbrojtjes së Kosovës.
“Federata e xhudos vizitë te Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj!
Përndryshe Ministri Mehaj ka stërvit xhudo dhe për ma shumë baba i tij Kadriu ka qenë edhe trajner i xhudos në të kaluarën në qytetin e Pejës!
Biseda jonë ishte në kërkim të bashkëpunimit për futjen e xhudos si pjesë të stërvitjeve Elitare të ushtarëve si dhe një
Memorandum mirëkuptimi për punësimin e xhudistëve me rezultate Elitare në Ministrinë e Mbrojtjes.
Në takim ishte Kryetari i federatës si dhe Ekip ynë Elitar!”, ka shkruar Kuka në profilin e tij në facebook.