Selektori i Kombëtares së Kosovës, Driton Kuka, sot me ekipin e tij, u prit nga presidentja e Kosovës, znj. Vjosa Osmani.
“Vizita e parë për Kampionët e xhudos!
Presidentja Vjosa sot nisi punën e saj me takimin me federatën e Xhudos!
Medalistet Evropiane, Botërore e Olimpike në krye me Kryetarin dhe trajnerin e tyre i uruan punë të mbarë Presidentes së shtetit tonë!
Presidentja vlerësoj të arriturat e ekipit tonë dhe potencoj nevojën për më shumē Diplomaci sportive për imazhin e shtetit tonë.
Po ashtu së bashku me një foto simbolike shënuam Ditën Ndërkombëtare të Sportit për Zhvillim dhe Paqe!
Kosova mbi të gjitha...”, ka shkruan Kuka.