(E plotësuar) - Sa e fuqishme është Kosova në botën sportive të xhudos.
Reprezentusja jonë, Distria Krasniqi (-48 kg), e deklason rusen, duke e mundur me ippon. E turpëron keq rusen dhe kualifikohet në finalen e Kampionatit Evropian, që po mbahet në Lisbonë të Portugalisë.
Kosova siguron medaljen evropiane, vetëm është çështje kohe e artë apo e argjendtë! Distria dominoi luftën me mjeshtri, duke mos i dhënë as një hapësirë ruses, që përjetoi debakël.
Distria Krasniqi (-48 kg) kualifikohet në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian. Krenaria jonë e mposhti garuesen nga Izraeli, Shira Rishony.
Distria synon finalen e madhe në Lisbonë. Ajo fitoi luftën për 2 minuta e 8 sekonda.
Xhudistja e Kombëtares së Kosovës, Distria Krasniqi (-48 kg) është në formë dhe si dëshmi është fitorja në duelin e parë ndaj italianes, Francesca Giorda.
Krasniqi dominoi luftën dhe e dha leksion italianes.
Krasniqi kualifikohet në rrethin e tretë të Kampionatit Evropian, duke synuar të futet në zonën e medaljeve.
59 sekonda para përfundimit të duelit, Krasniqi fitoi me ippon.