Presidenti i Federatës së Xhudos së Kosovës, Agron Kuka, nga Lisbona ka deklaruar për gazetën kombëtare “Bota sot”, se është sukses i madh apo qershia mbi tortë për Kosovën, medalja e artë nga Kampionati Evropian, që po mbahet në Portugali.
Xhudisja Distria Krasniqi (-48 kg), tregoi luftë mjeshtërore deri në gjysmëfinale por në finale nuk u paraqit ukrainasja Daria Bilodid.
Agron, Kosova flet shqip në Portugali, ju si president, si e vlerësoni të artën e Distrias, a e keni pritur dhe po ashtu ajo deri në finale i fiton të gjitha luftërat para kohe?
“Sot është dita e parë e Kampionatit Evropian që po mbahet këtu në Lisbonë dhe posa u krye finalja e Distrias, ku kundërshtarja e saj Daria Bilodid nuk u paraqit në arenë shkaku i një lëndimi qe kishe pësuar në gjysmëfinale.
Me këtë titull Distria e konfirmoj edhe një herë qe jorastësisht është e para në ranglistën botërore, shpresoj që Distria të ketë përformancë dhe sukses të përsëritur edhe në Lojërat Olimpike në Tokio”, tha Kuka për gazetën kombëtare “Bota sot”.