Driton Kuka, selektor i Kombëtares së Kosovës, sot iu ka bërë zemra mal, pasi që garueset e tija shkëlqyen në Kampionatin Evropian, që po mbahet në Lisbonë të Portugalisë.
Xhudistja Distria Krasniqi (-48 kg) fiton medaljen e artë dhe Nora Gjakova të bronztën (-57 kg).
“Për mbrëmje të mirë!
Me Kryetarin Agronin dhe dy heroinat tona! Medaljet Elitare për xhudon e Kosovës! Edhe një.... Po po Medalja e dytë evropiane!
Nora Gjakova e bronztë 57 kg!
Ditë e shkëlqyeshme e Norës!
Ju duk shumë me i marr dy të arta Kosova andej por ...
Trepça prodhon edhe bronztë.
Kosova mbi të gjitha ...”, ka shkruar Kuka në profilin e tij në facebook.