(E plotësuar) - Xhudisti Akil Gjakova (-73 kg) e ka mposhtur zviceranin Nils Stumb dhe është në finalen e madhe të Kampionatit Evropian.
Edhe një medalje për Kosovë, e artë apo e argjendtë, do të shihet pas orës 17.00.
Dje, Distria Krasniqi (-48 kg) fitoi të artën dhe Nora Gjakova (-57 kg) të bronztën.
Akil Gjakova (-73 kg) nuk ndalet, në çerekfinale shkatërron rusin Musa Mogushkov dhe kualifikohet në gjysmëfinale. Ai pas një lufte mjeshtërore fiton me ippon.
Akil Gjakova (-73 kg) shpërthen si vullkan, gjunjëzon me ippon gjermanin Antony Zingg.
Gjakova kualifikohet në çerekfinalen e madhe të Kampionatit Evropian, që mbahet në Lisbonë të Portugalisë.
Akil Gjakova (-57 kg) tregon mjeshtri në duel me izraelitin Ido Levin. Ajo dominoi përballjen dhe triumfoi me ippon, duke u kualifikuar në rrethin e tretë.
Gjakova synon që të futet n zonën e medaljeve në Kampionatin Evropian dhe gjasat i ka shumë të mira.
Ai është në formë të mirë, vetëm i duhet fat.
Xhudisti Akil Gjakova (-57 kg) do të ballafaqohet me izraeliten Ido Levin.
Laura Fazliu (-63 kg) ndeshet me gjermanen Dena Pohl dhe Loriana Kuka (-78 kg) me ukrainasen Anastasiya Turchyn.
Kosova synon edhe medaljen tjetër në Kampionatin Evropian, që po mbahet në Lisbonë të Portigalisë.
Dje, Distria Krasniqi (-48 kg) u stolis me medalje të artë dhe Nora Gjakova me të bronztë.