Kosova po shkëlqen në Kampionatin Evropian të xhudos, që po mbahet në Lisbonë të Portugalisë.
Kosova ka fituar dy medalje të arta dhe një të bronztë dhe kryeson në renditjen e Evropianit, duke e lënë pas Francën me një medalje të artë, dy të argjendta e dy të bronzta.
Ndërsa Italia është në vend të tretë me një medalje të artë e një të bronztë.
Serbia dhe Kroacia renditen të 19-tit, pa asnjë medalje dhe me vetëm një vend të pestë pas dy ditëve të garave.
Kosova po sundon, Serbia mbetet shumë larg nesh.
Renditja në faqen zyrtare të Federatës Evropiane të Xhufos
Distria Krasniqi (-48 kg) dhe Akil Gjakova (-73 kg) fituan medalje të arta dhe Nora Gjakova të bronztën në kategorinë – 57 kg.
Driton Kuka dhe Akil Gjakova
Selektori i Kombëtares së Kosovës, Driton Kuka dhe kryetari i Federatës së Xhudos së Kosovës, Agron Kuka, me punën e tyre, sot kanë bërë e gjithë bota të shkruajë e komentojë për ta dhe për shtetin e Kosovës.